Kryetari i ri i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci në një prononcim për Telegrafin ka treguar se aktualisht është brenda objektit të kësaj komune.
Ai tha se është dita e parë e punës së tij dhe është duke e ushtruar funksionin e tij si kryetar në këtë komunë.
Ndryshe, qytetarët serbë janë mbledhur për të kundërshtuar hyrjen në Komunë të kryetarit të ri të zgjedhur në prill.
Policia ka konfirmuar se po asistojnë kryetarët e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut për të ushtruar të drejtën e tyre në punë në objektet zyrtare të komunave.
Edhe ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi ka thënë se sot fillon dita e parë e punës së kryetarëve të katër komunave veriore të Kosovës pas dhënies së betimit të tyre një ditë më parë.
Ai tha se kryetarët janë zotuar që do t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim. /Telegrafi/