Qeveria franceze ka kritikuar kryetarin e qytetit të Lyonit, anëtar të Partisë së Gjelbër, Gregory Doucet pasi vendosi që pjatat me mishit më nuk do të shërbehen për nxënësit e shkollave.
Kryetari i qytetit francez u gjend në qendër të një debati të madh në Francë pasi hoqi mishin nga menyja e shkollës.
Ai mbrojti vendimin, duke thënë se menytë do të kenë produkte të peshkut dhe vezëve dhe se ato do të jenë të ekuilibruara për të gjithë fëmijët, raporton bbc.
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, tha se masa ishte një “fyerje e papranueshme” për fermerët dhe kasapët francezë.
“Ne shohim se politika moraliste dhe elitare e të Gjelbërve përjashton klasat e ulëta. Shumë fëmijë shpesh hanë mish vetëm në kuzhinën e shkollës”, shtoi ai.
Lyon është i njohur për kuzhinën e orientuar drejt mishit dhe zakonisht konsiderohet si kryeqyteti i kuzhinës franceze.
Sidoqoftë, tendenca e dietave vegane dhe vegjetariane është në rritje në Francë.
Një ligj i miratuar në 2018 kërkoi që shkollat të kishin një ditë vegjetariane, dhe restoranti vegan “Ona” u bë i pari i këtij lloji në Francë që mori një yll Michelin në fillim të këtij viti. /Telegrafi/
Passons plus de temps à réfléchir à comment préserver ensemble ce que l'on aime tout en répondant aux enjeux du siècle, plutôt que de perdre notre temps sur des polémiques qui ne font que détourner les regards des crises sociales et environnementales que nous traversons.
— Grégory Doucet (@Gregorydoucet) February 22, 2021
Notre combat pour le localisme est un acte de reconnaissance de nos agriculteurs français qui cherchent à réduire leurs émissions.
Ce n'est pas leur rendre service, ni valoriser leurs efforts que de continuer d'importer des produits de moins bonne qualité. pic.twitter.com/F8Ikp4LSvI
— Grégory Doucet (@Gregorydoucet) February 22, 2021