Kryetari i Komunës së Kavadarit, Aleksandar Panov, sot në Gjykatën Themelore në Kavadar është dënuar me dy muaj burg për veprën penale “blerje votash në zgjedhje”.
“Për këtë vepër parashihet dënim me para ose burg deri një vit”, tha gjykatësi Lazar Nanev, njofton Telegrafi Maqedoni.
Panov mohoi akuzat ndaj tij me të cilat ngarkohet për ryshfet zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në dhjetor të vitit të kaluar,
Dëshmitarët para gjykatës thanë se paratë Panov ju ka dhënë me qëllim që ata të votojnë për OBRM-PDUKM-në.
Dënimi do të zbatohet kur aktgjykimi të futet në fuqi./Telegrafi/