Site icon Telegrafi

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari realizoi takim ne ambasadorin e ShBA-ve Jess Baily

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, u takua me ambasadorin amerikan, Jess Baily. Siç kumtojnë nga Komuna e Gostivarit, Taravari ka prezantuar problemet me të cilat ballafaqohet mandati mandati i tij, veçanërisht në sektorin e arsimit.

“Si shqetësim kryesor, Taravari e theksoi të vërtetën e hidhur – ulja e vazhdueshme e cilësisë së jetesës në vend, ku nuk përjashtohen as qytetarët e Komunës së Gostivarit. Si fusha më prekura, Taravari i ceku arsimin, shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, ku politikat e gabuara nga qeverisja shumëvjeçare, që gjithnjë e më shumë liron pasojat”, thuhet në kumtesë.

Mes problemeve kryesore, shtohet në kumtesë, Taravari i ceku edhe buxhetin e shkurtuar të komunës, bllokimet nga ana e këshilltarëve që vinë nga radhët e partive që e kontrollojnë qeverisjen qendrore, marrja e kompetencave në arsim si pasojë e decentralizimit jo-thelbësor. Konkretisht, Taravari e ka njoftuar ambasadorin Baily për, siç thuhet në kumtesë, BDI-zimin e arsimit në Komunën e Gostivarit, përcjell Telegrafi Maqedoni,

“Taravari shprehi gatishmëri të ulet me të gjithë faktorët relativ dhe të përgatisë strategji të caktuar për de-politizimin e shkollave dhe arsimit”, thonë nga Komina e Gostivarit.

Në takim, Taravari dhe Baily, biseduan edhe për referendumin e e 30 shtatorit. Në këtë drejtim, Kryetari i Komunës së Gostivarit, Taravari ka shprehur frikën e tij për një pjesëmarrje të vogël në referendum, për shkak sipas Komunës së Gostivarit, largimi masiv i popullsisë, sidomos i të rinjve nga Gostivari dhe zonave përreth, është shumë prezent në nivel vendi, veçanërisht në mesin e popullsisë shqiptare./Telegrafi/

Exit mobile version