Site icon Telegrafi

Kryetari i komunës dhe zv.ministri në Maqedoni fjalosen në rrugë, akuzojnë njëri-tjetrin për papërgjegjësi

Kryetari i Komunës Konçe Bllagoj Iliev dhe zv.ministri plotësues i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski, sot janë takuar në rrugë dhe janë fjalosur.

Para se përleshjes verbale, Tripunovski në konferencë për shtyp tha se nëna e kryetarit të komunës ka marrë tokë shtetërore bujqësore me qira dhe dy herë subvencione, ndërsa shtoi se nuk ka paguar qiranë për tokën shtetërore.

“Nëse mendon se ke të drejtë, ngrit procedurë kundër meje. Më padit për shpifje”, i tha zv.ministri, kryetarit të Konçes.

Ndërsa kryetari Bllagoj Iliev i tha: “Unë nuk të padis, unë të shoh në sy. Nuk kam nevojë për padi”.

Ndërsa Tripunovski sërish ia ktheu: “Çfarë është ky fjalor ‘be’. Kështu ju mësojnë në LSDM. Unë për ty jam ministër”.

“Ti nuk je për kryetar fshati, jo për ministër. Ju jeni njerëz të egër”, i tha kryetari i Konçes, Bllagoj Iliev.

Bllagoj Iliev është kryetar i Komunës së Konçes nga radhët e LSDM-së, ndërsa Cvetan Tripunovski është emëruar zv.ministër plotësues në qeverinë teknike./Telegrafi/

Exit mobile version