Sot në mëngjes në orën 8 kamioni transportues i një kompanie nga Kumanova ka sjellë pllaka begatoni në fshatin Trsino, që janë shpërndanë në oborret e njerëzve. Sipas informacionit të A1on, pllakat e begatonit janë paguar gjoja për shtrimin e rrugës, ku kryetari i komunës së Vinicës, Emill Donçev u kishte premtuar në fushatën zgjedhore. Ai angazhoi kompani ende para zgjedhjeve dhe ka nënshkruar një kontratë për pllaka begatoni.
Vendorët janë revoltuar, ata thonë se u është thënë nga kryetari i komunës për të mbetur pllakat në oborret e tyre si siguri se do të filloj rindërtimi i rrugës menjëherë pas zgjedhjes. /Telegrafi/