Kryetari i Komitetit Evropian të Rajoneve Karl Heinz Lamberts, prej sot qëndron për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.
Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, është nikoqir i Lamberts, i cili do të mbajë takime edhe me presidentin e shtetit Stevo Pendarovski dhe kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, ndërsa do të realizojë takime edhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe atë të Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski.
Në agjendën e Lambert është parashikuar edhe takim i përbashkët me kryetarin e Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov.
Siç njoftuan nga kabineti i Osmanit, në takim do të diskutohet për mundësitë e përparimit të bashkëpunimit i cili zhvillohet përmes Komitetit të përbashkët konsultues mes Republikës të Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit të rajoneve të Bashkimit Evropian, si pjesë e përpjekjeve të vendit për harmonizim me rregullat evropiane, standardet dhe vlerat në të gjitha nivelet./Telegrafi/