Telegrafi

Kryetari i Komisionit Evropian viziton Shkupin këtë fundjavë

Kryetari i Komisionit Evropian (KE), Jean-Claude Juncker do ta vizitojë Shkupin këtë fundjavë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai do të mbajë një konferencë shtypi me kryeministrin e vendit, Zoran Zaev. Deri në fund të muajit pritet ardhja edhe e shefit të diplomacisë greke, Nikos Kotzias, kur duhet që të sjell propozimin zyrtar për zgjidhjen e çështjes së emrit./Telegrafi/