Site icon Telegrafi

Kryetari i Këshillit të Prindërve: Mësimin online do ta vlerësoja me notën “mjaftueshëm”

Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti nuk është shumë i kënaqur me procesin mësimorë nga distanca.

Reshiti në emisionin “#Hashtag” në RTV Dukagjini thotë se Kosova ishte e papërgatitur për mësim online për vet faktin se nuk ka pasur ndonjë platformë e tillë.

“Shtetet tjera prej vitesh e praktikojnë një metodologji të tillë, ndërsa institucionet tona prej 20 vitesh nuk kanë qenë në gjendje të parashohin një mundësi të tillë të mësimit në raste emergjente apo situata siç ishte kjo e pandemisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryetar i Këshillit të Prindërve thotë se përkundër rekomandimeve nga prindërit, nuk ka pasur reagime për të përmirësuar problem të caktuara.

“Ne nuk kemi indikatorë matës që të bëjmë vlerësimin nëse mësimi online i ka përmbushur pritshmëritë tona për faktin se nuk dihet sa nxënës janë përfshirë në mësime dhe në cilën ditë e cilat orë. Nuk ka as indikatorë se sa mësimdhënës janë përfshirë në mësim me nxënësit e tyre”.

Reshiti thotë se asnjë drejtor i shkollës nuk ka mundur të mbajë evidencën për mësuesit që kanë mbajtur mësim apo jo.

“Nëse mund të vlerësojmë në bazë të notës, përkundër punëve të mira që janë bërë, unë si prind do ta vlerësoja procesin me notën mjaftueshëm”, tha ndër të tjera Ymret Reshiti./Telegrafi/

Exit mobile version