Kryetari i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov, sot dhe nesër do të qëndrojë në vizitë pune në Republikën e Turqisë, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin e 19 ekonomik të Euro Azisë në Marmara të Stambollit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga kabineti i tij, kryetari Ivanov do të mbajë fjalim në hapjen solemne të Samitit të 19 ekonomik të Euro Azisë, ndërsa do të ketë edhe fjalim në sesion e kryetarëve.
Në delegacionin e udhëhequr nga Kryetari i Maqedonisë, gjatë vizitës së punës në Republikën e Turqisë, gjendet edhe ministri pa portofol i angazhuar për tërheqje të investimeve të huaja, Jerry Naumoff.
Në njoftimin e Kabinetit theksohet që kjo është pjesëmarrja e gjashtë e kryetarit Ivanov, në Forumin ekonomik të Euro Azisë, i cili organizohet çdo vit që nga viti 1998.
Sivjet është paralajmëruar pjesëmarrja e ish shefave dhe shefave aktual të shteteve, kryetarëve, kryeministrave, ministrave dhe personave të dalluar të jetës shoqërore dhe politike, sektorit joqeveritar dhe bashkësive të biznesit nga 40 shtete.
Organizator i Forumit ekonomik të Euro Azisë është Fondacionit Marmara, grup për hulumtime ekonomike dhe shoqërore i cili ka për qëllim avancimin e marrëdhënieve midis BE dhe vendeve nga Azia Qendrore dhe Lindja e Afërme. Fondacioni është i përfshirë në mënyrë aktive në përforcimin e lidhjeve ekonomike, përmirësimin e bashkëpunimit rajonal me qëllim të ndihmojë në maksimizimin e mundësive të cilat i krijon procesi i globalizimit dhe në minimizimin e efekteve negative./Telegrafi/