Në ditën kur kryetari i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov dhe ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov kanë njoftuar se shteti është i gatshëm për sulmet mundshme terroriste, zyra e presidentit ka falur një të burgosur i cili është ndaluar për armëmbajtje pa leje, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Për të qenë skandali më i madh, Ivanov e ka falur të njejtin për së dyti herë. Një vit më herët, pra për festën e ”Ilindenit” Ivanov e ka falur për 6 muaj , njejtë sa e ka falur edhe këtë vit.
Drejtori i burgut të ”Idrizovës” Zhivko Pejkovski për Tv Telma tha se ende nuk e ka parë vendimin e Ivanov por e njeh të burgosurin e falur dy herë.
Kriteriumet e faljes janë: natyra e dënimit, tipi i dënimit, rëndësia e dënimit, e kaluara e të dënuarit, etapat e përmirësimit gjatë vuajtjes së dënimit dhe personaliteti i të burgosurit.
Shumica e listës të të falurve janë persona që janë burgosur për shkak të armë mbajtjes pa leje.
Nga ky vendim janë falur 43 persona, të gjithë shtetas të Maqedonisë, ku janë liruar pjesërisht nga dënimi me burg. Dënimet për të falurit, sillen nga tre deri më nëntë muaj.
Ajo çka bie në sy është se të gjithë 43 personat e falur janë meshkuj./Telegrafi/