Site icon Telegrafi

Kryetari i Obiliqit propozon takim ndërinstitucional për problemet mjedisore

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi takoi sot ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

Në takim u bisedua për gjendjen aktuale në Obiliq, relacionin me KEK-un, pastaj procesin e ndërtimit të termocentralit Kosova e Re, zhvendosjen e banorëve të fshatit Hade dhe Shipitullë, etj.

Në fund të takimit kryetari Gashi dhe ministri Stavileci u pajtuan për organizimin e një takimi ndërmjet komunës së Obiliqit, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, KEK-ut dhe ZRRE-së, për të diskutuar dhe gjetur mundësitë më të mira të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet këtyre institucioneve me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve për problemet e shumta mjedisore. /Telegrafi/

Exit mobile version