Site icon Telegrafi

Kryetari i Moskës premton se nuk do të bie borë në këtë qytet

Aeroplanët do t`i stërpikin retë në rrethinën e Moskës me kemikate speciale, që do t`i detyrojnë të hedhin borën para se të mbërrijnë deri te qyteti. Ky aksion i pazakonshëm do të kushtojë “vetëm” disa milionë dollarë.

“Nëse e përzëmë borën, rrethina e Moskës do të jetë nën reshje të dendura, që do të thotë korrje më të begatshme, ndërsa vetë qyteti nuk do të jetë i bllokuar nga bora”, deklaroi Luzhkovi para fermerëve rusë.

Ai shtoi se ekipet për pastrimin e borës do të jenë të lira, meqë nuk do të jenë të detyruara me muaj të tërë ta pastrojnë borën nga rrugët e Moskës. /Makfaks/

Exit mobile version