Pas ish-kryeministrit Gruevski, në prokurori është paraqitur edhe kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Edhe Trajkovski është i dyshuar në lëndën ”TNT” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), që ka të bëjë me rënimin e objektit ”Kosmos”, pronë e afaristit, Fijat Canoski.
PSP-ja dje bëri të ditur se nga gjykata kërkon shqiptimin e masës së kujdesit, për Gruevskin, ish-ministrin e transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski dhe për Toni Trajkovskin./Telegrafi/