Site icon Telegrafi

Kryetari i ’89-shit ia kërkon dorëheqjen Thaçit

Ai pranon se në klubin e tij mund të ketë ndryshime në shtabin teknik ose te futbollistët.

Zeka ka thënë se pas katër humbjeve rresht, trajneri Arsim Thaçi është dashur që vet të japë dorëheqje. ’89-shi së fundmi pësoi nga Hajvalia me rezultat 3:0.

“Sigurisht se mund të ketë ndonjë ndryshim ose në shtab teknik ose te futbollistët. Njëra palë është fajtore, ajo që mund të them është se rezultatet janë shokuese. Nuk e mbajë kur i ka pësuar Trepça ’89 katër humbje radhazi. Unë kam pritur që ai (Arsim Thaqi) pas ndeshjes me Hajvalinë të japë dorëheqje e më pas ne t’ia aprovonim. Duhet thënë se është shumë problem që në afatin kalimtar të dimrit, të gjejmë lojtarë cilësor”, ka thënë për Kohën Ditore’, numri një i Trepçës ’89, Abedin Zeka.

Thaçi: Kam kontratë 1-vjeçare

Në anën tjetër, Arsim Thaqi ka thënë se me këtë ekip nuk do të kishte mundur që të arrinte më shumë pikë.

“Nuk kisha mundur që të nxjerrë më shumë pikë, me këtë fond të lojtarëve. Pas përfundimit të stinorit, do të ulem me kryesinë të shohim fondin dhe qëllimet për pranverë. Klubi e din për nivelin e lojtarëve që kemi. Për mungesat nuk është fajtor trajneri. Në ligën e Kosovës është vështirë pa lojtarë cilësor. Unë kam marrëveshje 1-vjeçare me klubin, kemi kontratë të vërtetuar. Nëse klubi nuk është i kënaqur mund të shkëputet marrëveshja. Unë jam trajner i ri dhe e kam karrierën përpara. Edhe më këtë fond të lojtarëve, unë si trajner nuk guxoj që të gabojë që të vazhdojë me këtë nivel të lojtarëve. Këtu nuk dëmtohet vetëm klubi, por edhe trajneri. Kam thënë edhe më herët se nuk mund t’i njoh aq mirë lojtarët. I kam gjetur këta lojtarë në ekip”, ka deklaruar pas ndeshjes me Hajvalinë, Arsim Thaçi.

Skuadra e tij tashmë ndodhet në pozitën e gjashtë me 23 pikë të mbledhura, shtatë më pak se Feronikeli dhe Llapi, që i prijnë renditjes. /Gazetaolle/
 

Exit mobile version