Në këtë takim kryetari i Haziri është njoftuar me mbarëvajtjen e punës së klubit të basketbollit “Drita”, për problemet dhe sfidat.
“Problemet në klub janë të mëdha dhe përkundër tyre ne kemi pasur sukses në këtë vit. Muajin e fundit kemi funksionuar pa pagesë vetëm e vetëm që të mos shuhet klubi. Besoj se me ndryshimet e reja do ta kemi mbështetjen tuaj”, ka thënë kryetari i KB Drita, Bedredin Bajrami.
Nga ana tjetër, kryetari Haziri ka falënderuar përfaqësuesit e KB Drita për vizitën, ndërsa ka pohuar se do të ndihmoj shumë sektorin e sportit dhe sportistet.
“Unë e kam marrë detyrën dhe tash jam duke i identifikuar problemet. Do t’i ulim shpenzimet shumë, në mënyrë që ta krijojmë fondin rezervë për të ndihmuar kulturën dhe sportin. Kërkoj mirëkuptimin tuaj sepse fillimisht e kemi vështirë për shkak të borxheve të mëdha të trashëguara nga ish-pushteti”, ka theksuar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Kryetari Haziri ka shtuar se do ta emëroj një menaxher të sportit nga Komuna, i cili do të merret me buxhetin në këtë fushë. /KP/Telegrafi/