Telegrafi

Kryetari i Hanit të Elezit prin me përmbushjen e premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore

Në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” të publikuara nga Instituti GAP, kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma del se ka realizuar pothuajse shumicën e premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore të 2017, 88 për qind të tyre.

Kryetari Suma nga 16 premtimet e dhëna ka përfunduar 14 premtime dhe dy i ka filluar.

Lexo po ashtu Sa i kanë realizuar kryetarët e komunave premtimet e tyre? GAP publikon raportin

Ndryshe, Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” të dhënat më të fundit për realizimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatë zgjedhore të 2017. Periudha e monitorimit përfshin gjashtëmujorin e parë të 2020.

Në pjesën më të madhe të periudhës së gjashtëmujorit të parë të 2020 komunat janë përballur me gjendje të renduar si pasojë e pandemisë COVID-19. /Telegrafi/