Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, tha se do t’i propozojë Shtabit Qendror që ora policore gjatë ditëve të punës të fillojë nga ora 21, ndërsa gjatë fundjavës dhe festave shtetërore prej orës 15.
Taravari gjithashtu tha se do të propozojë edhe hapjen e kafeneve sipas modelit “merr dhe shko” (forma e sporteleve) dhe hapjen e lokaleve ushqimore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në rajonin e Gostivarit në dy ditët e fundit janë regjistruar tre raste të reja, ndërsa numri i përgjithshëm është 17.
“Fatkeqësisht kemi një të vdekur, 6 janë shëruar ndërsa janë 10 raste aktive, prej të cilëve 6 janë në Komunën e Gostivarit dhe 4 në Komunën e Vrapçishtit, kurse numri i të testuarve është 202!, tha Taravari.
Ai shtoi se situata është relativisht stabile, ndërsa bëri thirrje për respektim të masave dhe kujdes të shtuar nga qytetarët.
Taravari tha se propozimet e tij do të paraqesë në seancën e radhës të qeverisë./Telegrafi/