Me propozim-ligjin e ri për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Këshillin Gjyqësor, i cili është në lexim të parë në Komisionin për Sistem Politik, parashihet që kryetari i Gjykatës së Lartë – i cili është anëtar i Këshillit Gjyqësor, ta humb të drejtën e votës.
Me këtë propozim-ligj parashihet edhe shkurtimi i mandatit të kryetarit të Këshillit nga tre në dy vite, pa të drejtë për rizgjedhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këto ndryshime gjithashtu parashihet që të kufizohet mundësia anëtari i Këshillit që zgjedhet nga Kuvendi, të propozohet për gjykatës ose prokuror publik. Kjo sipas propozuesit të ligjit është që të mos prishet balanci i përfaqësimit të barabartë të gjykatësve.
Anëtarët e Këshillit Gjyqësor do të mund të pezullohen nga kryerja e funksionit, nëse vërtetohet se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” ose vepër tjetër, për të cilën parashihet dënim me burg së paku gjashtë muaj./Telegrafi/