Site icon Telegrafi

Kryetari i FFK-së u hap dyertë futbollistëve serbë

Futbollistët serbë mund të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës në të ardhmen.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i pyetur në lidhje me këtë çështje nga portali kroat “Vecernji.hr”, nuk kishte asnjë dilemë.

“Çdo nacionalitet që jeton në Kosovë apo që është nga Kosova, përfshirë këtu edhe serbët, mund të luajnë për Kosovën. Ne nuk bëjmë ndasi”, ka thënë kreu i futbollit kosovar.

Ai shpreson që Kosovës t’i lejohet pjesëmarrja në kualifikimet për Botëror, ndërsa shton se Përfaqësuesja e Kosovës ka ekip të fortë.

Exit mobile version