Site icon Telegrafi

Kryetari i FFK-së për përfundimin e sezonit në Superligë: Liga jonë është ngritur në UEFA

Agim Ademi, kandidat i vetëm për kreun e FFK-së (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është deklaruar për fundin e sezonit 2022/23 në Albi Mall Superligë.

I pari i futbollit kosovar ka uruar klubet që arritën sukseset e tyre në elitë, ndërsa tha se niveli është rritur.

“Suksese të gjithëve që kanë shkuar në Evropë. E kemi edhe finalen e Kupës”, ka deklaruar fillimisht Ademi për Art Sport.

“Besoj se do të jetë ndeshje interesante. Edhe fituesi i Kupës do të zgjojë kërshëri te shikuesit. Skuadrat që janë larguar u dëshiroj sukses në të ardhmen, ndërsa sukses u dëshiroj edhe skuadrave që janë inkuadruar në Superligë”.

“Po bëjmë gjithçka që është e mundur për ngritjen e futbollit. Liga jonë sigurisht është ngritur tanimë në UEFA”.

“Uroj që ekipet tona të paraqiten sa më mirë dhe të ngrihemi edhe më lartë në Evropë. Kjo e përmirëson edhe futbollin dhe ekipet tona”, është shprehur më tej presidenti i FFK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version