Telegrafi

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi: Jemi më të mirë se Maqedonia, të luajmë në Shkup

Një delegacion i Kosovës, i përbërë nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi, sekretari Eroll Salihu, përzgjedhësi Bernard Challandes, ndihmës-trajneri Muharrem Sahiti dhe menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala, të martën ishin në Shkup për ta parë nga afër ndeshjen Maqedonia e Veriut – Izraeli.

Maqedonia e Veriut është kundërshtare e Kosovës në gjysmëfinale të Play-Off-it të Ligës D të Kombeve, fituesi i së cilës ligë do të shkojë në “Euro 2020”.

Andaj, Challandes ka marrë shënime për ta studiuar mirë kundërshtarin nga shteti fqinj.

Lexo po ashtu Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Angelovski: Ndaj Kosovës, kemi gjasa për kualifikim

Kryetari Agim Ademi beson se Kosova do ta kalojë pengesën e quajtur Maqedonia e Veriut në fund të muajit mars.

“Po, ishim në Shkup për të ndjekur ndeshjen Maqedonia e Veriut – Izraeli. Ju e dini se Maqedonia e Veriut është kundërshtar i yni në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve”.

Lexo po ashtu Pandev: Kemi mundësi të shkëlqyeshme të fitojmë ndaj Kosovës, e meritojmë kualifikimin në Evropian

“Megjithatë, ndeshja nuk ishte me peshë në mënyrë që të kuptojmë fuqinë e tyre, megjithatë nuk është ekip për tu nënçmuar”.

“Besoj se ne kemi ekip më homogjen sesa Maqedonia e Veriut. Ndeshja duhet të luhet në Shkup”, deklaroi Agim Ademi, kryetar i FFK-së, për gazetën “Lajm” nga Maqedonia.