Telegrafi

Kryetari i FFK-së, Ademi: Rezultatet e mbajnë në punë trajnerin – jo vetëm Challandesin, por edhe të tjerët te grupmoshat e Kosovës

Kreu i FFK-së, Agim Ademi, ka folur rreth performancës së përzgjedhësit të Kosovës, Bernarnd Challandes.

Pas formës jo të mirë të ndeshjeve të fundit, Ademi duke folur për ‘Kanal 10’ ka deklaruar se janë duke e përcjell punën e zviceranit dhe do të diskutojnë me të rreth të ardhmes.

“Nuk i kemi rënë pishman asgjë, por dihet për Challandes dhe të gjithë: Ata vlerësohen me rezultate. Ne e kemi vetëm këtë ekip, secili trajner matet me rezultate”.

“Neve na intersojnë rezultatet pasi e kemi vetëm një ekip. Jo vetëm Challandes, por në secilin kategori duam rezultate dhe do i matim me rezultate”.

“Fati i keq për të ka qenë se në tre ndeshjet e fundit nuk ka qenë me ekipin shkaku i COVID-19. Ne nuk jemi duke e menduar shkarkimin, por duam rezultate”, ka thënë Ademi për Kanal 10.