Site icon Telegrafi

Kryetari i Ferizajt: 11 punëtorë janë të prekur me COVID-19, ndër ta gjashtë drejtorë si dhe nënkryetari i komunës

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se prej 21 rasteve që dolën të hënën të prekur me COVID-19, 11 prej tyre janë punëtorë të kësaj komune.

Ali tha se nga 11 rastet e prekura me coronavirus, gjashtë prej tyre janë drejtor të kësaj komune, ndër ta dhe nënkryetari i Komunës së Ferizajt.

“Nga 21 të prekurit e parmbrëmshëm me virusin, 11 prej tyre janë nga komuna, 6 janë drejtor ndër ta dhe nënkryetari i komunës dhe kryesuesja e kuvendit. Në fakt para 10 dite ne kishim një punëtor të komunës i cili ishte në vetëizolim pasi njëri nga familjarët e tij ishte i prekur, dhe kështu filloi infektimi edhe i punëtorëve të komunës”, ka thënë Aliu.

Sipas tij, gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe janë duke u trajtuar.

“Në përgjithësi gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Kanë simptoma si kollitje, temperaturë etj”. Ai u shpreh se numri i të shëruarve në këtë komunë është më i larti në Kosovë, përcjell Telegrafi.

“135 është numri i të shëruarve në Kosovë. 39 janë raste aktive dhe dy kanë vdekur në fillim të pandemisë, që përbën numrin e përgjithshëm në 176 raste të prekur më COVID-19, nga kjo komunë”.

Ndërkaq, kryetari Aliu tregoi se punët në këtë komunë janë duke u zhvilluar normalisht, sipas agjendave ditore.

Ai tha se asnjë qytetar nuk do të pranohet të kryej shërbime nëse nuk janë të pajisur me masa mbrojtëse. /RTV Dukagjini/ Telegrafi/

Exit mobile version