Site icon Telegrafi

Kryetari i FC Prishtinës, Remzi Ejupi dorëzon 1 mijë teste donacion për COVID-19 – pritet ardhja edhe e 11 mijë të tjerave

Kryetari FC Prishtina dhe njëkohësisht pronari i kompanive “Eurokoha” dhe “Kosova Airlines”, Remzi Ejupi, ka dorëzuar 1.000 teste për COVID-19 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ditë më parë Ejupi tha se ka mundësi të sigurohen deri në 20 mijë kite për testim ndaj COVID-19.

Ai tha se fillimisht në IKSHPK do të dorëzohen 1 mijë teste të këtilla e pas pak edhe 11 mijë tjera.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, e konfirmoi këtë donacion, duke thënë se ka marrë premtime nga Ejupi se do të sigurohen edhe 11 mijë kite tjera për testim ndaj virusit.

“Remzi Ejupi ka dorëzuar të shtunën 1000 kite në IKSHPK. Ka premtuar se është duke i pritur edhe 11.000 të tjera nga prodhuesit në Gjermani për t’i sjellë në Kosovë”, ka thënë Hoti. /Telegrafi/

Exit mobile version