Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu ka thënë se sistemi i garimit me nëntë ekipe do të shkaktonte mjaft probleme organizative.
Fetahu në RTV Dukagjini ka thënë se inkuadrimi i Pejës si ekipi i nëntë e ligës së basketbollit është bërë për të promovuar basketbollin e që ka pasur afekt pozitiv por thotë se ka ardhur koha për t’u kthyer te sistemi i garimit me tetë ekipe.
“E kemi pritur reagimin e Lipjanit dhe Ferronikelit por këtë e kemi bërë për të mirën e basketbollit”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Fetahu thotë se vendimi duke u bazuar në renditjen aktuale është marrë pas zhvillimit të ¾ së garave.
Përfundimin e garave për këtë sezon, Fetahu thotë se e ka parë të domosdoshme për shkak të natyrës së garimit në këtë sport.
“Basketbolli është një sport ku lojtarët preken mjaft shumë më duar dhe rreziku i infektimit është gjithmonë permanent”.
I pari i FBK-së thotë se janë në fazën e fundit të përgatitjes për krijimin e një lige të përbashkët me Shqipërinë.
“Shpresojmë se në garën mbarë shqiptare do të jemi në fund të shtatorit. Shpresojmë fuqishëm që gjatë qershorit do të bëhet inaugurimi përfundimtar dhe do të paraqitet sistemi i garimit që mund të fillojë nga viti i ardhshëm”.
Fetahu thotë se thotë se gara do të zhvillohet mes katër skuadrave nga Kosova deh katër nga Shqipëria.
“Do të jetë një garë e integruar me përfitime të shumëfishta”.
I pari i FBK-së thotë se skuadrat kosovare këtë vit vështirë do të mund të luajnë në garat ndërkombëtare për shkak të gjendjes financiare të krijuara nga pandemia./Telegrafi/