Drita është shpallur kampion për herë të tretë në histori.
Klubi gjilanas ka festuar pas barazimit të Gjilanit me Ballkanin (2-2) në kuadër të xhiros së 32-të dhe është hedhur menjëherë në festë.
Për FC Dritën është titulli i tretë në histori të klubit, ndërkohë i dyti brenda pak vitesh në epokën e kryetarit Valon Murseli.
I pari i klubit ‘bardhekaltër’ ka reaguar pas këtij suksesi, derisa ka uruar gjithë tifozërinë e kësaj skuadre.
“Urime FC Drita, urime Intelektualet. Welcome home. Drita krenari, Drita dashuri, e vetmja me je ti”, ka shkruar Murseli. /Telegrafi/