Site icon Telegrafi

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve nuk e mbështetë Trumpin

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Paul Ryan, ka thënë se nuk mund të mbështesë Donald Trumpin si kandidat republikan për president.

“Thjesht, nuk jam i gatshëm”, ka thënë Ryan, i cili vetë është republikan dhe mban postin më të fuqishëm në Kongres.

Ryan i ka bërë thirrje Trumpit që të bashkojë partinë dhe të bëjë më shumë për parimet e saj konservatore.

Trump ka mbetur i vetëm në garë për të fituar nominimin e partisë në zgjedhjet për president.

Edhe ish-presidentët e SHBA-së, George W. Bush dhe Bushi i Vjetër kanë thënë se nuk do të mbështesin Trumpin, transmeton Rel.

Miliarderi amerikan është kritikuar për retorikë të ashpër.

Ai, veç tjerash, është zotuar se nëse bëhet president, do të ndalojë myslimanët të hyjnë në SHBA dhe se do të ngrejë mur në kufi me Meksikën.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen këtë nëntor.

Exit mobile version