Site icon Telegrafi

Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Suharekë kalon në PDK

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook ka treguar se Sami Hajdaraj, kryetari i NISMA-s iu është bashkangjitur PDK-së.

Hoxhaj tha se Sami Hajdaraj u rikthye në shtëpinë e tij politike.

“Pata kënaqësinë ta mirëpres në parti të njërit prej aktivistëve të hershëm të PDK-së në këtë komunë, me të cilin tani na bashkon interesi për shtetin dhe nevoja për rimëkëmbjen e ekonomisë, shëndetësisë, sundimit të ligjit dhe dinjitetit të vendit tonë në botë. “, ka shkruar Hoxhaj.

Sami Hajdaraj, ndryshe, ka qenë edhe ish-ministër dhe një nga njerëzit më të afërm të Fatmir Limajt në Suharekë. /Telegrafi/

Exit mobile version