Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka uruar Kosovën për pranimin në FIFA.
Kosova u pranua me shumicën e votave në FIFA.
Dhe kryetari i Deçanit me mjaft elegancë sportive ka përshëndetur këtë vendim dhe ka uruar të gjithë.
Sipas tij, kryetari Fadil Vokrri është kryetar legjendar dhe historik i FFK-së.
“Urime Kosovë pranimi në FIFA. Urime legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, tashmë kryetar historik i FFK-së”, u shpreh Selmanaj. /Telegrafi/