Telegrafi

Kryetari i Deçanit sqaron incidentin gjatë zbulimit të shtatores së heroit Beg Rizaj

Kreu i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një reagimi ka sqaruar se çfarë ka ndodhur në manifestimin për nder të 19 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Qytetit të Deçanit, ku dhe është bërë zbulimi i shtatores së Heroit Beg Rizaj.

Ramosaj, përmes një postimi në Facebook, thotë se “disa nga mediat që ishin prezent për të përcjellë këtë ngjarje  të  zbulimit  të shtatores së Heroit  Beg Rizaj me qellim jo të mirë kanë keq informuar  opinionin  publik për incidentin e ndodhur gjatë zbulimit të shtatores”.

Postimi i plotë i Ramosajt:

Reagim lidhur me manifestimin për nder të 19 vjetorit të ditës së Çlirimit të Qytetit të Deçanit ku dhe është bërë zbulimi i shtatorës së Heroit Beg Rizaj .

“Disa nga mediat që ishin prezent për të përcjellur këtë ngjarje të zbulimit të shtatores së Heroit Beg Rizaj me qëllim jo të mirë kanë keq informuar opinionin publik për incidentin e ndodhur gjatë zbulimit të shtatores .

Ka qenë ndërhyrja e kryeministrit të Republikë së Kosovës z.Ramush Haradinaj,  ajo që ka shpëtuar vëllezërit Rizaj  pa krijuar incident  mes   tyre.

Ku njeri nga vëllezërit i drejtohej Haradinajt  për dy vëllezërit e tyre  duke i thëne që nuk kanë qenë  në lufte dhe nuk kanë  të   drejt me zbulu  shtatoren e vëllait të tyre , me ketë rast kryeministri ka ndërhyrë duke i  thënë ati vetëm ti kë me zbulu  Shtatoren .Njëkohësisht duke ndërhy të dy vëllezërit tjerë që të pajtohen me këtë vendim. Kjo ka qen ngjarja e quajtur incident nga disa media qe kanë qellim në vete”,  thuhet në reagimin e kryetarit  Deçanit, Bashkim Ramosaj. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Incident në Deçan, vëllai i Beg Rizajt nuk e lejon Haradinajn të zbulojë shtatoren (Video)