Kryetari i tifogrupit zyrtar të Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”, Lulzim Berisha ka kritikuar ashpër paraqitjen e futbollistëve tanë në humbjen 0-3 nga Rumania të premten mbrëma.
Kosova u mposht me rezultat të thellë nga Rumania, në stadium “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e parë të edicionit 2024/25 në kuadër të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Paraqitja e futbollistëve tanë la shumë për të dëshiruar, pasi humben thuajse çdo duel dhe pranuan gola të shmangshëm.
Kjo paraqitja ka bërë që tifozët kosovarë të dëshpërohen me futbollistët që luajtën të premten mbrëma dhe njëri nga ta padyshim se ishte kreu i “Dardanëve”, Lulzim Berisha.
“Luli” shfrytëzoi profilin e tij në ‘Facebook’ për të shfryrë ndaj futbollistëve të Kosovës pas humbjes turpëruese ndaj Rumanisë.
“Për shtet luhet ndryshe, jo si sonte!”, shkroi shkurtimisht kryetari i Dardanëve, duke ia bashkangjitur edhe dy ‘emoji’ me fytyrë të tërbuar.
Ndryshe, Kosova do të luajë ndeshjen e dytë të Grupit 2 në udhëtim te Qipro të hënën me 9 shtator. /Telegrafi/