Kryetari i qytetit Chernihiv, Vladyslav Atroshenko, ka thënë se ky qytet në veri të Ukrainës ka qenë cak i “sulmeve kolosale”, pavarësisht premtimeve të Moskës se do të zvogëlojë operacionet ushtarake atje.
Në një intervistë dhënë për CNN, Astroshenko theksoi se pretendimet e Rusisë se “ka reduktuar” sulmet në Chernihiv dhe Kiev, janë thjeshtë gënjeshtra, transmeton Telegrafi.
Madje sipas tij, kjo është një dëshmi tjetër se Rusia gjithmonë gënjen. Sipas Astroshenkov, Rusia përkundrazi ka rritur intensitetin e sulmeve, pak momente pas pretendimeve se do ta bëjë të kundërtën.
“Sot kemi sulme kolosale në qendër të Chernihivit. 25 persona janë plagosur dhe tani gjenden në spital. Bëhet fjalë për civilë”, shtoi i pari i qytetit ukrainas.
Politikani nga Ukraina është i bindur se sa herë që Rusia thotë diçka, duket kontrolluar me kujdes dhe marr me rezerva ato pretendime. /Telegrafi/
BREAKING: "Russia always lies. They're saying 'reducing intensity,' they actually have increased the intensity of strikes. Today we have a colossal attack on the center of Chernihiv."
–Chernihiv's Mayor on Russian promises to reduce military activity.pic.twitter.com/LvLLgvqqsp
— John Berman (@JohnBerman) March 30, 2022