Site icon Telegrafi

Kryetari Besim Ilazi jep detaje për dhënien me qira të çerdhes publike

Besim Iljazi- kryetar i Kaçanikut, Foto: fb.com/kallxo

Objekti i vjetër i çerdhes publike, e cila ndodhet rreth 50 metra larg objektit të ri të çerdhes në Kaçanik i është dhënë me qira për 15 vjet një kompanie private.

Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi në debatin ‘Jeta në Komunë’ ka bërë të ditur se pse kjo çerdhe nuk është funksionale.

“Kemi një problem ligjor, ish-drejtoresha e ka dhënë me qira për 15 vjet duke e ditur që udhëzimi administrativ ligjet në fuqi nuk e lejojnë një gjë të tillë me e dhanë, as kryetari i Komunës, për shkak se janë procedura të tjera, jepet me ankand publik, por megjithatë jemi në kontest gjyqësor, po presim vendimin e gjykatës”, ka thënë ai.

Tutje Ilazi ka bërë  të ditur se ky proces është duke kaluar në faza gjyqësore.

“Jemi në gjyq, Komuna, drejtoresha dhe personi që e ka marrë”, ka thënë ai.

Përveç kryetarit Ilazi, prezentë në studio janë edhe asamblistët: Adnan Reka, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Albana Lika, asambliste e pavarur, Selim Reka nga LDK, Bekim Koxha nga Nisma Socialdemokrate, Kjani Sallahu, kryetar i Forumit të OJQ-ve të Kaçanikut.

Për shkak të kufizimeve të numrit të pjesëmarrësve në studio, përmes aplikacionit Zoom është bashkëngjitur Valon Raka nga OJQ “Gjethi” dhe Rabije Sallahu nga AAK./kallxo.com

Exit mobile version