Ted Wheeler, kryetari i qytetit të Portlandit, ka kritikuar vazhdimisht vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka dërguar policinë federale në këtë qytet.
Wheeler akuzoi forcat federale se kanë ekzagjeruar “jashtëzakonisht” shumë përdorimin e forcës, raporoton CNN.
Policia konfirmoi se protestat kundër racizmit u përshkallëzuan pas përleshjeve me forcat e sigurisë dhe hedhjes së koktejve të molotovit në një ndërtesë të gjykate.
Mediat amerikane si dhe rrjetet sociale ishin plot me pamje teksa shihet se forcat policore federale hedhin gaz lotësjellës ndaj protestuesve. Midis tyre që e pësoi ishte edhe kryetari i qytetit më të madh në shtetin federal të Oregonit, i cili u sulmua me gaz lotsjellës, transmeton Telegrafi.
Fillimisht Wheeler ka hezituar të merr pjesë në protesta, megjithatë, pas vendimit të Trumpit, ai doli në rrugë me protestuesit. Ai e quajti situatën në rrugët e Portlandit një “luftë të vërtetë urbane”.
“Prania e tyre këtu po shkakton akoma më shumë dhunë dhe vandalizëm”, tha Wheeler.
Ndryshe, presidenti Trump përkundër vullnetit të autoriteteve lokale, njoftoi vendosjen e “qindra” policëve federalë në pjesë të tjera të Shteteve të Bashkuara, kryesisht në Chicago dhe New York. /Telegrafi/
Portland Mayor Ted Wheeler says the tear gas stings. Says egregious overreaction from feds. Calls it urban warfare. pic.twitter.com/hrRICiNGHn
— Mike Baker (@ByMikeBaker) July 23, 2020
Leaf blowers target Wheeler pic.twitter.com/YDP93qtKNW
— Mike Baker (@ByMikeBaker) July 23, 2020
NARRATOR: It was literally Donald Trump’s America. https://t.co/2o1QZD4Ypq
— Rick Wilson (@TheRickWilson) July 23, 2020
.@realDonaldTrump get your jackbooted goons out of my city. https://t.co/QuhtFQkZh2
— Ron Wyden (@RonWyden) July 22, 2020