Kryetari i Bashkësisë Lokale të Tearcës, Muharrem Osmani ka shprehur shqetësime për praninë e shtuar të policisë në ditën e rivotimit sot në Tearcë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai në deklaratën për Tv21 tha se nuk ishte e nevojshme kjo prania e shtuar policore dhe se ai apeloi që të tërhiqet ajo, për të mos u krijuar një situatë siç tha e panevojshme shqetësuese për banorët e këtij vendbanimi./Telegrafi/