Mendoj se kjo është një ide e madhe politike. Nuk e kuptoj pse fqinjët tanë e shohin atë si diçka që nuk duhet diskutuar fare. Kjo është një ide inteligjente. Ajo që ata presin nga ne do të realizohet, duke hyrë në fuqi në momentin që ne të hyjmë në BE. Ne duhet të vazhdojmë bisedimet me fqinjët tanë. Ata kanë qenë këtu prej shekujsh dhe ne jemi këtu me ta. Ne nuk do të largohemi, as ata nuk do të largohen, thotë kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Zhivko Popov, i pyetur për propozimin e Qeverisë së Maqedonisë për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, por me efekt të vonuar deri në përfundimin e negociatave me BE-në.
Popov është i bindur se duhet të ketë më shumë diskutime sesa negociata. Ai mendon se ASHAM duhet të rinovojë marrëdhëniet dhe lidhjet me Akademinë Bullgare të Shkencave.
“Duhet të vendosën përsëri relacionet shkencore dhe të fillojnë në punë hulumtimet shkencore. Deri para një viti kemi pasur 34 projekte dhe erdhëm te një fazë ku kemi pasur bashkëpunimin më të madh. Ajo u ndërpre pas deklaratës sonë në vitin 2019 dhe pas një manifesti nga pala bullgare për gjuhën. Ndoshta do t’i hapim dyert politikës më të lartë.
Edhe ne edhe politikanët duhet të flasim më shumë për më shumë tema, e më pak të negociojmë, tha Popov pas vizitës së sotme të Presidentes së vendit, Gordana Siljanovska-Davkova në ASHAM./Telegrafi/