Kryetarët e nëntë komunave me shumicë serbe pas zgjedhjeve lokale të 22 tetorit janë pajtuar që mbledhjen e parë inauguruese ta mbajnë në mënyrë të “veçantë” dhe në të njëjtën kohë.
Në ftesën e komunës së Mitrovicës veriore dërguar asamblistëve që kanë fituar mandatin katër vjeçar është përzgjedhur ora e ceremonisë të fillojë në 12:44, e që simbolizon Rezolutën 1244 të Pakos së Ahtisarit.
“Seanca konstituive e KK të Mitrovicës Veriore do të mbahet më 14.12.2017 me fillim në ora 12:44”, thuhet në ftesë.
Edhe në ftesat e komunave tjera me shumicë serbe mbledhja inauguruese thuhet se do të mbahet në ora 12:44.
Ndryshe, kohë më parë ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, gjatë seancës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pati kërkuar nga OKB që t’i japë fund UNMIK-ut dhe t’i përqendrojë resurset e këtij misioni në vatra tjera krizash nëpër botë.
Përfundimi i misionit të UNMIK-ut në Kosovë kundërshtohet nga Serbia. /Telegrafi/