Telegrafi

Kryetarët e partive politike shqiptare të Maqedonisë urojnë koalicionin VV-LDK

Kryetarët e partive politike shqiptare si nga pushteti si nga opozita kanë uruar nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike Shqiptare.

Telegrafi Maqedoni më poshtë ju sjellim deklarimet e liderëve partiak.

Ali Ahmeti:

“Lajme të mira nga Prishtina për arritjen e marrëveshjes për koalicionim midis LVV dhe LDK të arritur nga z. Kurti dhe z. Mustafa.

Uroj ditë të mbarë nesër në Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhje të qeverisë së re të dalur nga rezultati i zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe vullneti i qytetarëve.

Zgjedhja e institucioneve të Kosovës ka rëndësi të madhe për gjithë rajonin tonë dhe bashkëpunimi jonë nuk do të mungojë”

Bilall Kasami:

“Arritja e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re mes Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe LDK-së është një lajm i mirë jo vetëm për Kosovën dhe shqiptarët por edhe për gjithë rajonin. Përfundimisht në Kosovë u vulosë vullneti i qytetarëve për ndryshim dhe qeverisje të re. Urojmë që sa më shpejt Kosova të formalizojë ndryshimet në institucione dhe të vazhdojë rrugëtimin krah për krah me vendet e rajonit drejt euro-integrimeve.

Urime Kosovë!🇽🇰”.

Ziadin Sela:

“Koha për politikbërje të re, pa korrupsion e pa skandale, me dije e guxim. Jehona e ndryshimit po ndjehet ngado. Shumë shpejtë edhe tek ne. #PranveraShqiptare #PoVjen”.