Kryetarët e komunave të rajonit planor lindor kërkojnë zgjedhje të reja parlamentare, për siç thonë, të tejkalohet kriza e tanishme politike në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë qëndrimit të tyre në Kamenicën Maqedonase, ata u shprehën për bashkëjetesë me të gjitha kombësitë, por me gjuhë maqedonase, himn, dhe simbole maqedonase.
Sipas AIM-së, kryetarët kërkojnë që sa më shpejtë të zgjidhet një datë për zgjedhje për të parë se kë do ta mbështetë populli./Telegrafi/