Kryetarët e komunave nga Maqedonia lindore kërkojnë lëvizjen e afatit për zgjedhjet lokale, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Bashkësia e Komunave ka pranuar një peticion nga kryetarët e këtyre komunave ku thuhet se duhet të bëhen ndryshime në ligjin për zgjedhjet.
Ligji në fjalë sipas kryetarëve të komunave do të sigurojë funksionimin e komunave edhe nëse vonohen zgjedhjet lokale.
Bashkësia e Komunave veçse ka krijuar komision për të shqyrtuar këto ndryshime të ligjit, të kërkuar me peticion. /Telegrafi/