Site icon Telegrafi

Kryetarët e gjashtë komunave, që u zgjodhën me nga më pak se 3 mijë vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar edhe rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit. Dikush u zgjodh kryetar me 40 mijë vota, por tjetërkujt i mjaftuan vetëm një mijë vota për këtë post.

Kur ka mbetur vetëm Komuna e Dragashit pa u certifikuar, kandidatët e Listës Serbe kanë fituar në 10 komuna, PDK ka fituar në tetë komuna, LDK në shtatë, AAK në pesë, LVV në 4, Nisma në një dhe KDTP në një komunë.

Me ndryshimet zgjedhore të shumë viteve më parë, kryetarët e komunave në Kosovë kanë fuqi ekzekutive.

Mirëpo, disa prej këtyre kandidatëve për të fituar postin e kryetarit të komunës iu është dashur të marrin mbi 40 mijë vota, derisa një tjetër e ka marrë postin me pak më shumë se një mijë vota.

Janë gjashtë komuna në Kosovë ku kandidatët postin e kryetarit e kanë fituar me më pak se tre mijë vota.

Tre prej tyre këtë post arritën ta fitojnë në raundin e parë, derisa tre tjerëve iu dashtë edhe raundi i balotazhit për të marrin postin e të parit të Komunës.

Mehmet Ballazhit të PDK-së, iu nevojiten 2,561 vota për ta rrëzuar nga kryetari i Hanit të Elezit kryetarin e deritanishëm Rufki Suma. Edhe pse ishin në garë tre kandidatë Ballazhi fitoi qysh në raundin e parë.

Katarina Ristiq-Iliq nga Lista Serbe ishte e vetmja kandidate për të drejtuar Ranillugun për katër vitet e ardhme, por ajo nuk arriti të merr më shumë se 2427 vota.

Në komunën tjetër me shumicë serbe, Partesh, kishte garë, por Dragan Petkoviqit nuk iu nevojiten më shumë se 1,684 vota për të marrë këtë komunë pa balotazh. Petkoviq fitoi me 75% të votave.

Në Komunën e Junikut pati më shumë garë. Por në raundin e dytë kandidati i LDK-së Ruzhdi Shehu e mori mandatin e kryetarit me 1658 vota.

Abdulhadi Krasnicit në Muamushë në raundin e dytë i mjaftuan 1629 vota për të drejtuar komunën.

Në Kllokot për dallim nga nëntë komunat tjera serbe pati garë. Megjithatë Vladan Bogdanoviqit i mjaftuan vetëm 1,029 për të marrë mandatin e kryetarit të komunës./Telegrafi/

Exit mobile version