Site icon Telegrafi

Kryetar i Këshillit të Prindërve: Mësimi nga distanca është dështim

Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, ka deklaruar se vendimi për pezullim të mësimit me prezencë fizike dhe vazhdimi më atë online është i parakohshëm dhe i nxituar.

“Ne si këshilli i prindërve mendojmë se mësimi nga distanca është dështim, sepse Kosova nuk ofron as për së afërmi mësim online me standardet që i ofrojnë vendet e Bashkimit Evropian, të cilët e kanë vlerësuar se nuk ka qenë në nivel të duhur mësimi online edhe në shtetet më të zhvilluara”, ka thënë Reshiti, për Klan Kosova.

“Do kërkoj nga kryeministri i Kosovës një rishqyrtim të vendimit të paktën deri në ditën e shtunë për arsimin parauniversitar, se nëse Qeveria mendon se kjo pjesë e fundit e vitit mësimor do organizohet me mësim nga distanca, ne si Këshill i Prindërve i themi që këtu përfundon edhe procesi mësimor apo viti, se mësimi nga distanca nuk ofron asgjë më tepër se deri më tash”.

“Nëse vërtetë statistikat janë të tilla që numri i të infektuarve me COVID-19 është duke u rritur për shkak të shkollave, atëherë do të pajtohemi, por shkollat e rrisin më së paku numrin e infektimeve”.

“Nga ajo që thonë nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHP, është se janë shifra shumë simbolike nga shkollat. Pra, nuk janë alarmante. Mësimi nga distanca do të hendikepojë shumë edhe këtë vit mësimor për nxënësit”, deklaroi Reshiti.

Exit mobile version