Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi në kuadër të një vizite studimore të gjyqësorëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, po qëndron në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit të Portugalisë në përkrahje për reformat gjyqësore në shtetet e Ballkanit.
Vizita ka për synim që t’ju mundësoj gjyqësorëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor që të njoftohen mirë me praktikat dhe sistemin e vlerësimit të gjyqtarëve në Portugali.
Idrizi, para të pranishmëve bëri një prezantim në lidhje me vlerësimin e gjyqtarëve – qëllimin, kriteret dhe metodat me qëllim të rritjes së performancës së gjyqtarëve.
Përveç Kosovës përfaqësues të këshillave gjyqësor kishte edhe nga Shqipëria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.
Kjo vizitë studimore është mundësuar dhe financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë. /Telegrafi/