Po vijon numërimi i votava për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Teksa janë numëruar 376 qendra votimi nga 941 në total, kryeson Partia Socialiste me 48.79 për qind të votave, ose 55,401 vota. Të përkthyera në mandate PS deri më tani ka siguruar 33 mandate.
Në vend të dytë renditet koalicioni Bashkë Fitojmë me 24.02 për qind të votave, ose 27,276 vota. Numri i këshilltarëve që ka siguruar deri tani ky koalicion është 16.
Në vend të tretë renditet Partia Demokratike e Shqipërisë e cila ka siguruar 7,547 vota, ose 6.65 për qind. Shifra të cilat përkthehen në 4 mandate.
Tre mandate ka fituar deri më tani Partia Social-demokrate e Tom Doshit. Forcë politike e cila ka siguruar 5,352 vota, ose 4.71 për qind të votave totale.
Nga 1 mandat kanë siguruar në këshillin e ri të Tiranës Partia Republikane e Fatmir Mediut, LZHK e Dashamir Shehut dhe PDIU e Shpëtim Idrizit. /Telegrafi/