Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka reaguar ashpër në lidhje me vendimet e marra nga Qeveria gjatë ditës së sotme.
Syla ka hedhur kritika të ashpra ndaj Qeverisë për mos vazhdimin e shtesave për punëtorët shëndetësorë.
“Punëtoreve shëndetësorë ia largoni të drejtën për jetë, pra i ndaloni shtesat, e të tjerëve u lejoni përfitime marramendëse”, ka shkruar Syla në Facebook.
“Ju sot keni bërë një krim intelektual”, ka vazhduar Syla me akuzat ndaj Qeverisë.
Syla thotë se ndjehet keq dhe iu kërkon falje prindërve dhe fëmijëve pse nuk zgjodhi të bëhej këngëtar, por u bë mjek.
“Ju sot fëmijëve tanë iu keni dërgua dy mesazhe: O bëheni këngëtarë (tallava) o shërbyes seksual e në fund mirë kishte me qenë të jeni mërgimtar”, ka shkruar mes tjerash Syla në Facebook./Telegrafi/