Site icon Telegrafi

Kryesia vendos për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës dhe shqyrtimit të kërkesës së 49 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme është vendosur që në orën 11:00 të fillojë seanca lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazionove dhe lojërave të fatit, si dhe plotësim ndryshimin e ligjit ekzistues.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli u shpreh se iniciativa e mbylljes së lojërave të fatit është njëra ndër iniciativat më të mira të kësaj legjislature.

Për këto të fundit, kryeparlamentari tha se duhet të mbyllen të gjitha ose të largohen nga qendrat e qyteteve.

“Kemi një iniciativë të deputetëve, për fat të mirë nga shumica e grupeve parlamentare, është një nga iniciativat e mbylljes së lojërave të fatit të mashtrimit që po dëmton, familjet dhe qytetaret. Fati i qytetarëve tanë nuk janë kaziont…ajo që është si mesazh që lojërat e fatit duhet të dalin jashtë nga qendra, për të mos thënë të mbyllen krejt…mënyrë ideale është largimi i tyre jashtë qyteteve. Duhet të kihet parasysh, që Kosova nuk do të lejohet të që të ketë krim të organizuar”, tha ai. /kp/

Exit mobile version