Telegrafi

Kryesia përfundoi mbledhjen, asnjë deklarim për media

Foto: Arkiv

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mëngjesin e sotëm ka mbajtur mbledhjen e radhës, mirëpo pas përfundimit të saj, kryeparlamentari Kadri Veseli, dhe as shefat e Grupeve Parlamentare nuk kanë thënë asnjë fjalë para mediave.

Në rend të ditës për mbledhjen e sotme ishin pikat e papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më 6,8 14 dhe 19 qershor.

Po ashtu, si pjesë e rendit të ditës figuron edhe caktimi i seancës së radhës, në të cilën pritet të mbahet interpelanca ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, për ndarjen e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë “Becthel & Enka”, për ndërtimin e  Autostradës R6, Prishtinë-Hani i Elezit.

Ky ishte rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit.
  2. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 6, 8 dhe 14 qershor 2018:
  1. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 14 dhe 19 qershor 2018:
  1. Përgatitjet për seancë plenare të radhës: