Site icon Telegrafi

Kryesia mblidhet nesër, për të caktuar seancë të jashtëzakonshme për Haradinajn

Nesër do të mblidhet Kryesia e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet mbajtja në arrest e kryetarit të AAK-së në Francë.

“Shqyrtimi i kërkesës për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme, me këtë rend dite: Mbajtja në arrest e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë”, thuhet në kumtesë, përkitazi me rendin e ditës.

Exit mobile version