Telegrafi

Kryesia e PS-së, ja propozimet e Ramës

Para nisjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Edi Rama është shprehur se “janë 2 lista për Kryesinë e PS-së, një për burrat dhe një për gratë”.

Rama ka lexuar emrat e 12 zonjave të propozuar për Kryesinë e PS-së për 7 vende si dhe 18 kandidatë burra për 13 vende. Mes grave ishte edhe deputetja Arta Dade, e cila është tërhequr nga kandidimi.

“Për Sekretariatin Ekzekutiv, skema që unë mendoj se është më përshtatshme është që të mos kemi sekretar për çështjet por një koordinator. Sekretarët të jenë strikt për aspektet organizative. Sekretar për Reformën Strukturore dhe Migracionin Kokëdhima. Sekretar i Përgjithshëm Gramoz Ruçi. Sekretare e Rinisë Elisa Spiropali”, propozoi Rama.

Dade ka njoftuar dorëheqjen nga kandidimi për Kryesinë e PS. “Parimet e mia bien ndesh me ato çka ka bërë PS-ja 3 vitet e fundit, shkruan shekulli. Ja lë vendin një tjetër zonje apo vajze në PS”, ka thënë Dade.